Basketboll

SA HERË JANË TAKUAR PRISHTINA DHE BEROE NË DUELE DIREKTE?

Prishtinë(AsistiOnline) – Prishtina dhe Beroe nuk janë rivalë të panjohur mes vete.

Ekipet kosovare dhe bullgare janë takuar edhe më herët, pikërisht në kuadër të Ligës Ballkanike dhe pak a shumë e njohin njëra tjetrën.

Prishtina dhe Beroe deri tani janë takuar gjashtë herë mes vete e sa herë që kanë luajtur, kanë qenë duele dramatike dhe interesante e ashtu pritet të jetë edhe sonte.

Deri tani katër duelet e para i ka fituar Prishtina e dy ndeshjet e fundit kanë përfunduar në të mirë të Beroes.

Dueli i parë mes Prishtinës dhe Beroes ishte zhvilluar më 15 tetor në Stara Zagora të Bullgarisë, ndeshje të cilën e kishte fituar Prishtina 73-80. Derisa përballja e fundit është zhvilluar në Prishtinë më 10 janar 2017 të cilën e ka fituar Beroe 86-94 pas vazhdimeve.

Fitoren më të thellë ndaj Beroes, Prishtina e ka arritur më 19 janar 2016, kur në shtëpi e kishte fituar me rezultat 79-56 apo 23 pikë diferencë.

Derisa, Beroe fitoren më të thellë ndaj Prishtinës e ka më 12 tetor 2016 me 15 pikë diferencë apo 86-71 në Bullgari.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.