MITCHELL & BURKE ‘NË ZJARR’, PRISHTINA ARRIN FITOREN E DYTË NË BIBL
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Sigal Prishtinës e ka arritur fitoren e dytë në fazën grupore të Ligës Ballkanike.
Bardhekaltërit kanë triumfuar sonte ndaj Ibrit të Rozhajës pa ndonjë telashe dhe me rezultatin përfundimtar e të thellë 110-85.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte pak më e ngushtë me Prishtinën që i fitoi të dy çerekët e parë(28-23, 23-19) dhe shkoi në pushim me avantazh 51-42.
Në pjesën e dytë, Prishtina vetëm se e thelloi diferencën sidomos në çerekun e tretë 37-23 i cili ishte fatal për Ibrin, më pas u fitua edhe perioda e fundit nga Prishtina 22-20 dhe u konfirmua fitorja e dytë e tyre në BIBL.
Wendell Mitchell ishte i jashtëzakonshëm në rradhët e Prishtinës sonte me plotë 38 pikë, prej tyre 5/8 nga treshet, ndërsa pati edhe 4 kërcime, 4 vjedhje topash e 3 asiste, në këtë duel për Prishtinën shkëlqeu edhe Dachon Burke me 26 pikë e 5 asiste, derisa pikë dyshifrore arritën edhe Jetmir Zeqiri me 13 dhe Meriton Ismaili e Nikolas Tomsick me nga 10 sosh.
Te Ibri u dalluan me lojë të mirë, Luka Dimitrovic e Sedin Karavdin me nga 20 pikë.
Pas xhiros së katërt, Prishtina në Ligën Ballkanike ka 2 fitore e 2 humbje, ndërsa Ibri numëron tre disfata nga po aq ndeshje të luajtura.
Duelin e rradhës në BIBL, Prishtina e luan më 6 dhjetor ndaj TFT-së në Prishtinë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.