Basketboll

VIDEO LAJMI: ASISTI 468 KOMPLET – MOS E HUQNI!

SPECIALE: BISEDA ME LOJTARËT E RINJ TË SIGAL PRISHTINËS E CILA PO PËRJETON REVOLUCION

Adhurues të basketbollit,

AsistiOnline ju mundëson që edhe këtë javë ta shikoni komplet ASISTIN 468 i cili sjell tregimet dhe analizat komplete të ndeshjeve fantastike dhe dramatike të Ligës Unike dhe Ligës Ballkanike

Pa dyshim se kampionatet kanë filluar të nxehen dhe me këtë edhe ndeshjet që po i shikojmë dhe analizojmë janë tejet të bukura dhe po sjellin kënaqësi të vërteta basketbolli sikurse ishte ndeshja derbi ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës e cila shkoi në dy vazhdime

Ndërsa kur jemi tek Liga Ballkanike patjetër duhet theksuar fitoren e Sigal Prishtinës ndaj Beroes

Pjesa qendrore natyrisht i dedikohet mysafirëve special.

Fitorja e parë dhe loja l fantastike e kaltër e bardhëve nga kryeqytetit po vjen si rezultat i punës së shkëlqyershme të trajnerit Ante Nazor me të rinjtë e Sigal Prishtinës.

Pse po ndodh kjo dhe si po punon me skuadrën trajneri kroat, nënkampion Bote dhe kampion Evrope me juniorët e Kroacisë, do të na tregojnë: Andin Rashica ndihmës trajner në Sigal Prishtina, Muhamedali Janjeva kapiteni i Sigal Prishtinës, Don Polloshka dhe Meriton Ismaili

Natyrisht edhe sonte ASISTI sjell analizën komplete dhe aksionin e xhiros 8 të elitës së basketbollit të Kosovës, Artmotion Superligës, duke përfshirë edhe ndeshjen e mbetur të xhiros 6, Trepça – Sigal Prishtina, si dhe  5shen dhe MVP-in e Javës

ASISTI as sonte nuk e harron Superligën e Femrave dhe Ligën e parë të Meshkujve ndërsa bllokun ndërkombëtar e fillon sipas zakonit me bllokun special: Shqiptarët në Botë. Edhe këtë javë lajmi kryesor vjen nga Holanda ku Edon Maxhuni po luan me sukses

Krejt në fund, çka tjetër, ASIST 468 ju prezanton TOP 10 aksionet e javës

AsistiOnline ju dëshiron fluturim të këndshëm basketbollistik …

KËNAQUNI !

 

 

 

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.