VLLAZNIA ME FITOREN E PARË NË LIGËN UNIKE
Prishtinë(AsistiOnline) – Vllaznia e ka arritur fitoren e parë në edicionin e sivjetmë të Ligës Unike.
Shkodranët me shumë meritë fituan ndeshjen e sontme ndaj Tiranës dhe me rezultatin e thellë e të përgjithshëm 87-68.
Vendasit e kishin avantazhin e kësaj sfide nga fillimi e deri në fund(30-19, 20-17, 20-21, 17-11), për të mos lejuar asnjëherë përmbysjen nga Tirana e në fund fitorja ju takoi me meritë.
I zakonshmi Josh Stove ishte më i dalluari te Vllaznia sonte, duke shënuar 26 pikë e bërë 8 kërcime, gjersa u ndihmua edhe nga Matthew Butler me 15 pikë, Justin Beesard me 12 e Bryce Cashman me 10 pikë.
Te Tirana, Endrit Hysenagolli realizoi 21 pikë, Juljan Hamati 18 e Eldi Hysa 10 sosh.
Pas xhiros së tretë në Ligën Unike, të dyja skuadrat kanë nga një fitore e dy humbje.
Në xhiron e rradhës, Vllaznia i shkon Prizrenit 16 e Tirana e pret Pejën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.