VIDEO LAJM: CILA ISHTE PESËSHJA E JAVËS DHE MVP E XHIROS 9?
(AsistiOnline) – Plejmjekeri i xhiros 9 të Artmotion Superligës shpallet Ty Cockfield i Trepçës, më meritori në fitoren e mitrovicasve ndaj Prizrenit 16, pasi shënoi 20 pikë e 9 asistime me efikasitet fantastik për dy pikë, 80 %. Ai qëlloi 8 nga 10 dypikëshat e tentuar ndërsa shtoi edhe 4 kërcime, 2 topa të vjedhur dhe 1 bllokadë për indeksin e shkëlqyeshëm plu 30.
Fundori i javës së 9-të në elitën e basketbollit kosovar shpallet Altin Morina i Rahovecit. Ai ishte i pandalshëm për t’i sjell fitoren e dytë sezonale vreshtarëve duke shënuar 31 pikë dhe atë me saktësi gati perfekte për treshe: Altini qëlloi 6 nga 7 tentimet dhe gjithashtu ishte gati i pagabueshëm edhe nga gjuajtjet e lira prej nga qëlloi 5 nga 6 tentimet. Përveç 31 pikëve, Altini shtoi edhe 8 asistime, 7 kërcime dhe vodhi 3 topa p[ër indeksin kozmik prej plus 39.
Pozita e alosë këtë javë i takon djaloshit të shkëlqyeshëm prishtinas, Jan Plaokajt i cili erdhi nga Kroacia në vendlindjen e babait. Duke luajtur në Karagq para gjyshit të tij, Kol Palokajt që kishte ardhur për ta shikuar, Jani shkëlqeu me 14 pikë e 6 asistime, 2 topa të vjedhur e 2 bllokada kurse efikasiteti i tij për treshe dhe gjuajtjet e lira ishte ideal: Jan Palokaj qëlloi të gjitha 6 gjuajtjet e lira dhe të dy treshet e lansuara për indeksin më të mirë të një aloje kte xhiro, plus 22.
Në pozitën e alo-qendrës kte xhiro na kthehet ylli i Golden Eagle Yllit: Gëzim Morina. Kapiteni i therandasve shkëqleu dhe ishte më meritori në fitoren e vështirë kundër bashkimit pasi realizoi 22 pikë, 3 kërcime , 3 asistime, 2 topa të vjedhur dhe 1 bllokadë me efikasitet gati perfekt nga loja. Gëzimi shënoi 3 treshe nga 4 tentime dhe 5 dypikësha nga 6 tentime për saktësi fenomenale prej 80% nga loja. Për këtë kontribut ai u notua me indeksin plus 24
Dhe në pozitën e qendrës për herë të parë sonte vjen vreshtari: Tyheim Demetrious Monroe. Monroe dominoi absolutisht nën kosha me double double prej 22 pikëve e 16 kërcimeve duke qëlluar 8 nga 12 dypikëshat dhe një treshe nga 2 tentime për çka mori notën plus 33, më të lartën për një qendër kte javë
COCKFIELD (TRE), A. MORINA (RAH), PALOKAJ (SPR), G. MORINA (GEY), MONROE (RAH)
Krejt në fund, epiteti i MVP-s së xhiros së tetë, pa asnjë dilemë i takon më të merituarit për fitoren e dytë sezonale të vreshtarëve: Altin Morinës. Me 31 pikë dhe gati saktësi ideale , duke shtuar 8 asistime, 7 kërcime e 3 topa të vjedhur dhe me indeksin fantastiko-shkencor prej plus 39, fundori i Rahovecit ishte larg lojtari më i mirë këtë xhiro të Artmotion Superligës. MVP I XHIROS 9, ALTIN MORINA (RAHOVECI)
VIDEO-LAJMI MË POSHTË NË LINK
Komentet janë të mbyllura.