Basketboll

EKSKLUZIVE: KBF BASHKIMI TRANSFERON DY LOJTARE AMERIKANE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit në konkurencën e femrave duket se ka sjellur risi në roster.

Pas nisjes së stinorit në mënyrën jo si e dëshiruar, sipas asaj që ka mësuar AsistiOnline.com drejtuesit e ekipi portokallinjë kanë shtuar në rradhët e veta dy të huaja.

Christina Ellis dhe Janelle Porter, pritet të zyrtarizohet nga skuadra e Bashkimit shpejtë.

Ellis luan në pozitën 1 dhe është e gjatë 170 centimetra, ajo vije te Bashkimi pas një përvoje që e pati në elitën e Egjiptit së fundmi, derisa si profesioniste e ka filluar te kolegji nga NCAA1, ”Jackson State Tigerettes”.

Transferi i dytë, Janelle Porter është lojtare e pozitave 2 dhe 3 me një gjatësi 1.75 centimetërshe. Porter ka qenë pjesë e disa kolegjeve në SHBA e Bashkimi për të do jetë skuadra e parë në Evropë.

Te Bashkimi aktualisht po luan vetëm një lojtare e huaj, qendra Chervelle Cox.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.