Basketboll

VIDEO LAJM: CILA ËSHTË PESËSHJA DHE MVP NË XHIRON 11 …

5-SHJA E JAVËS (XHIRO 11)

KOLJEVIQ(PZ16), TOOMER(BASH), ËHITE(PEJ),BENSON (GEY), ZENELAJ(PZ16)

Plejmjekeri i xhiros 11 të Artmotion Superligës shpallet Igvan Koljeviq i Prizrenit 16 me shfaqje fenomenale dhe double double të hatashëm prej 23 pikëve dhe hiq më pak se 14 asistimeve duke qenë fantastik për tri pikë, me 6 treshe nga 12 tentime për çka u notua me indeksin e shkëlqyeshëm prej plus 29, më të lartin për një organizator kte javë.

Fundori i javës 11-të në elitën e basketbollit kosovar shpallet Avi Toomer i Bashkimit i cili shkëlqeu në fitoren e portokallinjve ndaj Rahovecit me 24 pikë, 9 kërcime e 4 asistime, duke vjedhur 2 topa dhe mos humbur asnjë për çka u notua me indeksin fenomenal prej plus 32.

Pozita e alosë këtë javë i takon debutuesit në elitën e basketbollit kosovar i cili na mrekulloi, bëhet fjalë për Tayron Uajtin e Pejës i cili porsa erdhi në Kosovë dhe zuri vend në Pesëshen e Javës.

White  ishte fe-no-me-nal nga tentimet për treshe duke qëlluar 7 sosh nga 10 tentime, ku shumica e tyre ishin nga “Bjeshëkt e Nemuna” duke e përmbyllur duelin me double double prej 32 pikëve e 13 kërcimeve, ndërsa shtoi edhe 7 asistime, vodhi 3 topa dhe për këtë simfoni basketbolistike u notua me indeksin kozmik prej plus 39.

Në pozitën e alo-qendrës kte xhiro vjen shtatlarti i Golden Eagle Yllit, Berret Benson, më i merituari për rikthimin sensacional të therandasve ndaj Prishtinës dhe anulimin e minus 20 pikëve për fitore. Benson pati dyshifror të dyfishtë prej 20 pikëve e 11 kërcimeve, vodhi 2 topam pa e humbur asnjë kurse ndaj tij u shkaktuan 9 faulla dhe ai nga 10 gjuajtje të lira qëlloi 8 për indeksin e shkëlqyeshëm prej plus 27, më të lartin për një alo-qendër kte javë.

Dhe në pozitën e qendrës rikthehet gjiganti prizrenas, Urim Zenelaj me double double prej 18 pikëve e 16 kërcimeve , asistoi 4 herë dhe pati efikasitet të hatashëm prej 70% nga loja kurse nuk huqi asnjë nga 4 gjuajtjet e lira dhe për kte mori notën më të lartë për një qendër kte javë, plus 33.

MVP I XHIROS 11 : TYRONE WHITE (PEJA)

Krejt në fund të këtij blloku special, MVP në ASIST pa asnjë dilemë shpallet debutuesi fantastik i Pejës: Tyrone Uajt. Ai shënoi rekord të pikëve kte xhiro: 32, duke qëlluar 7 treshe nga 10 tentime, nuk huqi asnjë gjuajtje të lirë dhe përpak nuk realizoi triple double pasi duelin e mbylli me 32 pikë, 13 kërcime e 7 asistime për çka u vlerësua me indeksin kozmik prej plus 39 dhe me këtë ishte lojtari larg më i mirë kte javë në Artmotion Superligë.

VIDEO LAJMI NE VAZHDIM

Komentet janë të mbyllura.