KBF PRISHTINA DEBUTON NË UNIKE ME FITORE TË THELLË NDAJ TIRANËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Me fitoren e thellë të KBF Prishtinës ndaj Tiranës, ka nisur stinori historik i Ligës Unike mes Shqipërisë dhe Kosovës në kategorinë e femrave.
Vashat nga Prishtina kanë arritur fitore të thellë ndaj atyre nga Tirana me rezultat 57-97.
Thënë të drejtën ishte ky një duel pa histori dhe me dominimin e fuqishëm të vashave nga kryeqyteti i Kosovës që nga fillimi e deri në fund dhe fitorja erdhi me meritë(20-30, 8-21, 16-24, 13-22).
Pothuajse komplet ekipi i Prishtinës sonte realizoi pikë, derisa më të dalluarat ishin: Sarah Mgbeike me double-double(21pk, 20krc), Arbnore Përçuku me 17 pikë, Aisia Robertson me double-double(15pk, 11krc), Marigona Rushiti me 14 pikë e Agnesa Rrahmani që shtoi 11 sosh.
Te Tirana me lojë të mirë u dalluan, Mirela Lugaj me 20 pikë e Sara Gjoni me 9 sosh.
Në xhiron e dytë, Prishtina e pret Penzën e Tirana e pret Bashkimin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.