Basketboll

EKSKLUZIVE – VIDEO LAJM: MËRGATA PREMTON TA “NGJYROSË” HAUKELANDSHALLEN BARDHË E KALTËR

MËRGIMTARI NGA RAHOVECI FLORIAN RAMA PËR ASISTIONLINE: DARDANËT NUK DO TË JENË TË VETMUAR

(ASISTIONLINE) – Edhe pse Dardanët do të jenë afro 3000 kilometra larg shtëpisë kur do të përballen me “vikingët” në Bergen të Norvegjisë, në ndeshjen e parë parakualifikuese përv Eurobasket 2025, përkrahja nuk do të mungoj.

Ky qytet i bukur norvegjez ka shumë mërgimtarë nga Kosova dhe është interesant të theksohet se shumica janë nga Rahoveci.

Këtë e vërteton edhe vet Florian Rama i cili për ASISTIONLINE tregon se vetëm familja e tij numëron rreth 50 anëtarë.

Florian Rama, mërgimtar në Norvegji

Përndryshe, Floriani i cili është djali i axhës Fidan Ramës, ish drejtorit të KB Rahoveci (gazetarit të njohur kosovar) dhe Albanë Rams, kryetarit aktual të KB Rahovecit e anëtar i Bordit të FBK-së, gjatë këtyre ditëve ishte pranë ekspeditës kosovare, gjatë tërë kohës.

Ai ka përcjellur nga afër stërvitjet dhe është shumë optimist për ndeshjen e nesërme ndërsa ekskluzivisht për AsistiOnline Rama deklaroi se “mijëra mërgimtarë që jetojnë në qytetin e Bergenit dhe rrethinë, të enjtën do ta mbushin plot palestrën Haukelandshallen”

Floriani me humor tregon se si i ka “nguc” shokët dhe miqtë e tij norvegjezë të cilët paraprakisht kanë filluar të arsyetohen për humbjen eventuale.

Më pak se 24 orë para fillimit të ndeshjes “Dardanët” janë duke kryer përgatitjet e fundit para duelit hapës të ciklit të ri të parakualifikimevepër Eurobasketin 2025. Ndeshja Norvegji – Kosovë luhet në palestrën  Haukelandshallen në Bergen, të enjten me fillim nga ora 19 dhe në Kosovë do të transmetohet në platformën Artmotion në kanalin K-Sport 1.

Video deklarata komplete e Florian Ramës në linkun më poshtë

Komentet janë të mbyllura.