TE PENZA SONTE DEBUTOJNË DY TRANSFERE TË REJA
Prishtinë(AsistiOnline) – Te skuadra e Penzës nga Peja sonte në duelin e Ligës Unike ndaj Flamurtarit debutojnë dy transfere të reja.
Bëhet fjalë për dy amerikanet, Rhein Beamon e Mia Long.
Beamon është e gjatë 175 centimetra dhe lojtare e pozitave 2/3. Derisa, Mia Long që është e gjatë 1.65 centimetra, luan në rolin e organizatores së lojës.
Për të dyja lojtaret në fjalë, kjo do jetë përvoja e parë jashtë SHBA-ve.
Penza ditë më parë ka liruar nga ekipi, Briana Williamsin dhe Ionna McKenzien.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.