FERONIKELI SE BËN ”HESAP” VËLLAZNIMIN, SUPERLIGA SHUMË AFËR
Prishtinë (AsistiOnline) – Ekipi nga Drenasi, Feronikeli sivjet po e rishkruan historinë e basketbollit kosovar, pasiqë është afër ngjitjes në Superligë.
Ekipi i drejtuar nga Petrit Zeqiri, ka mposhtur(97-56) në finalen e parë të ”Play Off”-it të Ligës së parë ekipin e Vëllaznimit, pa kurrëfar telashe.
Ekipi gjakovar që drejtohet nga Shkumbin Kumnova vetëm në çerekun e parë arriti të jetë rival me Niklin(19-18). Sepse, Nikli në çerekun e dytë e morri kontrollin e ndeshjes komplet, duke e fituar pjesën e parë thellë(46-25).
Loja e mirë e Niklit vazhdoi edhe në çerekun e tretë, Nikli këtë periudhë e mbylli edhe më thellë(73-36).Loja e mirë e Niklit dha fryt në çerekun e fundit, kur u arrit fitorja e madhe(97-56). Përderisa Vëllaznimi sonte nuk ishte fare në elementin e vet, duke pësuar humbje.
Për këtë fitore të madhe të Niklit sonte u përkujdesën, Arti Hajdari me 38 pikë, Mustafë Merovci me double, double(14pk, 10krc), Beqë Kovaqi me 17 pikë e Desmond Gattis me 14 sosh.
Tek Vëllaznimi, pikë dyshifrore arritën vetëm, Edmond Kryeziu 15 pikë dhe Atik Koshi 12 sosh.
Ndeshja e radhës luhet në Gjakovë në mesjavë.
Komentet janë të mbyllura.