KBF PRISHTINA NUK NDALET, FITORJA E 8 ME RRADHË
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Prishtina e ka vazhduar formën fantastike në këtë edicion të Superligës së Femrave në basketbollin e Kosovës.
Vashat kryeqytetase kanë demoluar Vëllaznimin në kryeqytet me shifrat finale 108-53.
I gjithë ekipi i Prishtinës sot shënoi pikë, derisa lojtaret më të dalluara ishin, Aisia Robertson me 25 pikë, Agnesa Rrahmani e Sumeja Kosumi me nga 12, Dona Bytyqi me 11 dhe Sarah Mgbeike me 10 sosh.
Te Vëllaznimi lojë të mirë shfaqën, Kendra Williams me 24 pikë dhe Diellza Leti e Bleona Juniku me nga 8 sosh.
Pas xhiros së 8-të, Prishtina ka 8 fitore nga po aq ndeshje të luajtura dhe ka të grumbulluara 16 pikë në vendin e parë. Derisa, Vëllaznimi mbetet i 4-ti me 10 pikë, 2 fitore e 6 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Prishtina i shkon Bashkimit në derbin e xhiros e Vëllaznimi e pret Trepçën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.