Basketboll

HAXHOSAJ ME 42 PIKË, AS PRISHTINA FITON NË PRIZREN

Prishtinë(AsistiOnline) – As Prishtina e ka fituar duelin dramatik ndaj New Basketit në Ligën e parë.

Skuadra e Valentin Spaqit ka fituar në udhëtim te skuadra prizrenase me rezultatin e ngushtë 81-85, duke u rikthyer te fitores pas disfatës nga Vëllaznimi në xhiron e kaluar.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në favorin e New Basketit 43-39, po në të dytën gjërat ndryshuan dhe fitorja me meritë i takoi ekipit mysafir.

Dion Haxhosaj ishte enigmë e pazgjidhur për vendasit në këtë sfidë me plotë 42 pikë, 17 kërcime, 4 bllokada, 1 asist e 1 vjedhje topi, derisa u ndihmua edhe nga Don Polloshka që kishte 18 pikë, 11 asiste, 5 kërcime e 4 vjedhje topash.

Te New Basketi ishin të pamjaftueshëm për fitore, transferi i ri Jordan Robinson që debutoi me plotë 38 pikë e 14 kërcime, Egzon Kuqi me 12 pikë e 10 kërcime, si dhe Drini Rexha që kishte 10 pikë.

Pas xhiros së 7-të, As Prishtina ngritet në pozitën e 5-të dhe i afrohet play off-it me 10 pikë, 3 fitore e 4 humbje. Gjersa, New Basketi tash ka 8 pikë dhe gjendet në pozitën e 7-të me 2 fitore e 4 humbje.

Në xhiron e ardhshme, As Prishtina e luan derbin lokal ndaj MH Prishtinës e New Basketi i shkon Vushtrrisë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.