Basketboll

TRESHJA E MADHE NË AKSION PËR FITOREN E NGUSHTË TË LAKERS

Prishtinë(AsistiOnline) – LA Lakers e kanë fituar përballjen e vështirë ndaj Detroit Pistons.

Skuadra nga Los Angjelosi ka triumfuar në shtëpi ndaj Pistons me shifrat e ngushta 110-106.

Treshja e yjeve në krye me James i cili kishte 33 pikë, 9 asiste, 5 kërcime, shkëlqeu në këtë fitore të Lakers, Russell Westbrook kishte 25 pikë, 9 kërcime e 6 asiste dhe Anthony Davis që realizoi double-double(24pk, 10krc).

Tek Pistons nuk mjaftuan assesi për fitore, Jeremy Grant me 32 pikë e Frank Jackson me 17 sosh.

Ishte kjo fitorja e 11 sezonale e Lakers, të cilët kanë edhe po aq humbje. Derisa, Detroiti pësoi humbjen e 16-të dhe ka vetëm 4 fitore.

Në xhiron e ardhshme, Pistons takohen me Portlandin e Lakers me Sacramenton.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.