Basketboll

DERBI I XHIROS SONTE NË PALESTRËN ”MIZAHIR ISMA”

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi i xhiros së 12-të në ArtMotion Superligën e Kosovës zhvillohet sonte në palestrën moderne ”Mizahir Isma” në Rahovec.

Skuadra simpatike e Rahovecit vihet përballë kampiones së shumfishtë, Prishtinës.

Vreshtarët kanë dy fitore dhe nëntë humbje, kurse prishtinasit gjashtë fitore dhe pesë humbje. Sfida pritet të jetë e barabartë, duke marrë parasysh se të dy skuadrat do të hyjnë vetëm për fitore.

Kjo përballje derbi fillon sonte nga ora 19:00 dhe transmetohet në Artmotion.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin pas çdo çereku, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.