PENZA MPOSHT PRISHTINËN NË DERBIN E LIGËS UNIKE
Penza ka fituar derbin e xhiros së dytë në Ligën Unike të Femrave, duke mundur Prishtinën në kryeqytet me rezultat 74:80 (30:15, 12:22, 17:14, 15:19).
Vendaset e filluan ndeshjen shumë mirë me një seri prej 7:0 dhe vazhduan me lojë të mirë, madje në çerekun e parë arritën epërsi deri në 21 pikë, 27:6, kurse kjo pjesë përfundon 30:15. Mysafiret fillojnë të kundërpërgjigjen në periudhën e dytë, duke ngushtuar epërsinë minutë pas minute dhe e afruan rezultatin në 38:35, ndërsa pjesa e parë përfundon me rezultat 42:37.
Perioda e tretë ishte më e nivelizuar e ndeshjes, që u karakterizua me një epërsi të lehtë të prishtinasve, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 59:51. 10 minutat e fundit ishin shumë interesant, ku vashat pejane barazuan rezultatin në 72:72, 2:25 minuta nga fundi. Ato ishin më të mira në momentet vendimtare dhe fituan me rezultat 74:80, që ishte fitorja e dytë në dy ndeshje në Ligën Unike, kurse prishtinaset kanë një fitore dhe një humbje.
Te Prishtina u dallua Sarah Mgbeike me 29 pikë e 14 kërcime, ndërsa te Penza u dallua Rael Whitsitt me 27 pikë e 23 kërcime.
Komentet janë të mbyllura.