Basketboll

ISH-TRAJNERI I PRISHTINËS DHE KOSOVËS, PO E DREJTON ME SUKSES KLUBIN SIMPATIK KROAT

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-trajneri i KB Prishtinës dhe Përfaqësueses së Kosovës, Damir Mulaomerovic po përjeton rezultate shumë të mira me një skuadër simpatike në elitën kroate.

Njeriu që si basketbollist kishte karrierë të bujshme duke luajtur për ekipet më të mëdha evropiane si: Real Madrid, Efes Pilsen, Olimpiakos, Panathinaikos, Cibona, Bolonja etj, po shkon rrugës së suksesit edhe në zejen e trajnerit.

Pas drejtimit të Prishtinës, postit të selektorit te Kosova, pastaj drejtimit të ekipit boshnjak Sloboda Tuzla, së fundmi Mulaomerovic ka marrë drejtimin e skuadrës simpatike kroate, Cedevita Junior që garon në elitën kroate.

Skuadra e Cedevita Jr, po shkëlqen nën-urdhërat e trajnerit boshnjak me një seri prej 8 fitoresh e vetëm 2 humbje, ekipi i Damirit momentalisht ka pësuar vetëm nga Zara dhe Spliti, derisa ka mposhtur Cibonën.

Ekipi kroat me seli në Zagreb, momentalisht pozicionohet i 4-ti në renditjen tabelare të elitës kroate e nëse vazhdon kështu shumë lehtë mund ta shohim në ”play off” dhe jo vetëm…

Vlen të ceket se skuadra aktuale e Cedevita Junior përbëhet kryesisht nga lojtarë me moshë të re, gjersa Mulaomerovic nën-urdhërat e veta këtu e ka edhe një ish-lojtar të Prishtinës, Filip Bundovicin që ishte paraqitur me kryeqytetasit në vitin 2018.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.