PRISHTINA E RE MBYLL GJYSMËSTINORIN ME FITORE TË THELLË
Prishtinë(AsistiOnline) – Me duelin mes Prishtinës së Re dhe Boreas, është mbyllur stinori vjeshtor në Ligën e parë të Kosovës.
Nikoqirët e Prishtinës së Re e kanë fituar duelin ndaj Boreas me rezultat të thellë 71-50.
Arbër Sinani ishte lojtari më i mirë te kryeqytetasit në këtë fitore me double-double(26pk, 12krc), ndihmuar edhe nga Art Islamaj me 21 pikë, derisa Arber Rushiti e Albin Rexhepi shtuan nga 8 pikë.
Te Borea pikë dyshifrore arriti vetëm Albin Berisha që kishte 18 sosh.
Pas mbylljes së stinorit vjeshtor në Ligën e parë, Prishtina e Re gjendet e 5-ta me 14 pikë, 5 fitore e 4 humbje, derisa Borea si e 8-ta, ka 12 pikë, 4 fitore e 4 humbje dhe -1 ndeshje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.