Basketboll

Superliga

Merkato

Amerikani Seth Pinkney i bashkohet Vëllaznimit

Klubi i Vëllaznimit e ka zyrtarizuar përforcimin e radhës për sezonin e ri në Superligën e Kosovës. Bëhet fjalë…

Vëllaznimi transferon dyshen e Kosovës U20

Klubi i Vëllaznimit duket se po vazhdon të punojë intensivisht për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në…

Edhe Dirk Williams largohet nga Bashkimi,…

Përkundër paralajmërimeve për vazhdimin e kontratës me Bashkimin, lojtari i huaj Dirk Williams nuk do të jetë më…

Ekskluzive: Grapeland bën lëvizjen kryesore…

Klubi i sapo inkuadruar në Superligën e Kosovës - Grapeland Rahoveci duket se ka arritur të sigurojë një nga emrat…

Ekskluzive: Mes interesimit të madh, Jetmir…

Një nga basketbollistët më të dalluar vendorë të sezonit të kaluar në Superligën e Kosovës, Jetmir Zeqiri, do të…

Trey Anderson nga Vëllaznimi në Superligën e…

Një prej përforcimeve më të rëndësishme të sezonit të kaluar në Superligën e Kosovës, Trey Anderson, është…

n'Asist mund te lexoni edhe:

Asist

n'Asist mund te lexoni edhe:

SKUADRA SHQIPTARE QË PO SHKËLQEN NËN-DIRIGJIMIN E METI THAÇIT NË LIGËN E PARË MAQEDONASE!

Prishtinë(AsistiOnline) – Në Maqedoninë e Veriut sivjet po paraqitet një skuadër shqiptare që po impresionon me formën e lartë dhe lojërat që po i zhvillon.

Bëhet fjalë për klubin ”Çairi 2030”, skuadër kjo që drejtohet nga disa shqiptarë entuziastë atje dh 80% e lojtarëve janë shqiptarë me përjashtim të dy-tre maqedonasve.

Ky klub që është formuar relativisht vonë, konkretisht në vitin 2015, punon shumë profesionalisht dhe është prej klubeve të vetme shqiptare që punon shumë dhe kujdeset për shqiptarët. Poashtu ka edhe gjeneratat e reja, por momentalisht fokusi kryesor i drejtuesve të klubit është inkuadrimi në Superligë dhe madje është pretendent kryesor për këtë gjë.

Skuadra shqiptare aktualisht është lidere e Ligës së parë të Maqedonisë me bilanc prej 8 fitoreve dhe vetëm 1 humbje. Ajo çfarë vlen të ceket, se lider i ekipit është i biri i ish-basketbollistit të madh shqiptar, Mujo Thaçit, Meti Thaçi i cili po shkëlqen dhe po e drejton ekipin drejt fitoreve.

Vlen të ceket se jo më larg se sonte kjo skuadër e fitoi derbin e stinorit ndaj rivalit direkt për vendin e parë, duke mposhtur Vardarin 83-72 dhe konfirmoi edhe njëherë formën e lartë që po kalon.

”Kemi krijuar një ekip simpatik dhe po punojmë shumë. Si duket puna jonë po shpërblehet me rezultate të mira, të gjithë jemi të motivuar që këtë formë ta vazhdojmë dhe të arrijmë qëllimin e klubit e që është inkuadrimi në Superligë. Sa i përket derbit ndaj Vardarit, na pret një ndeshje e vështirë, por besoj që me angazhimin e ekipit tonë ne do të korrim fitore”, shprehet basketbollisti kryesor i ekipit, Meti Thaçi.

I biri i Mujës, Meti sivjet po e udhëheq këtë skuadër me mesatare prej, 17 pikëve, 7 kërcimeve e 9 asisteve për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.