BASHKIMI FITON DRAMËN NDAJ TREPÇËS
Prishtinë (AsistiOnline) – Kampioni aktual i Kosovës, Bashkimi i Prizrenit ka arritur fitore të madhe sot si mysafirë i Trepçës në Mitrovicë.
Portokallinjët me këtë fitore e kanë mbyllur stinorin e rregullt me fitore dhe në ”Play Off” hynë nga pozita e 4-të. Përderisa Trepça nga pozita e 5-të.
Sa i përket ndeshjes së sontme, ekipi vendas i Trepçës në çerekun e parë e kishte avantazhin(24-19). Ndërsa, pjesa e dytë solli baraspeshë, me dy ekipe të cilat e kërkonin fitore, por Trepça arriti ta mbante rezultatin(49-47).
Në pjesën e dytë, çereku i tretë solli rivalitet edhe më të madh, me Trepçën që i rezistoi përsëri Bashkimit duke e fituar çerekun e parafundit(69-66). Ndërsa përmbysja e Bashkimit erdhi në çerekun e fundit, ku lojtarët e Jerenimo Sarin, treguan më tepër pjekuri në rastet e ndishme dhe realizuan fitore, 77-81.
Për fitoren e Bashkimit sonte, kontribuesit kryesorë ishin, Jordan Capps me 24 pikë, Drilon Hajrizi me double, double(20pk, 13krc), si dhe Steven Haney e Lamar Wofford me nga 10 pikë.
Tek Trepça nuk mjaftuan për fitore, Samir Zekiqi me 23 pikë e Besnik Azemi me double, double(22pk, 10krc).
Pas kësaj fitore Bashkimi e mbyll stinorin e rregullt në vendin e 4-të me 43 pikë(15 fitore/13humbje). Ndërsa, Trepça këtë stinor e mbyll në pozitën e 5-të me 40 pikë(12fitore/16humbje).
Komentet janë të mbyllura.