KBF BASHKIMI LEHTË NDAJ TREPÇËS NË DUELIN E MBETUR
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit e ka përmbyllur edicionin vjeshtor të Superligës së Femrave me fitore.
Vashat prizrenase kanë fituar ndaj Trepçës në sfidën e mbetur nga xhiro e pestë me rezultat të thellë 96-41.
Sara Vraniqi ishte lojtarja më e dalluar te Bashkimi sonte me 26 pikë, Janelle Porter kishte 20 sosh, transferi i ri Connally Banks debutoi me double-double(14pk, 10krc), Irma Konjusha kishte 11 pikë e Besjana Martinaj që shtoi 10 sosh.
Te Trepça me lojë të mirë u dalluan, Tasharra Jettries me 19 pikë e 10 kërcime dhe Alma Muzliukaj me 10 pikë.
Bashkimi mbylli stinorin vjeshtor me 6 fitore dhe 4 humbje dhe si i 3-ti në tabelë. Ndërsa, Trepça e mbyll si e 4-ta me 3 fitore e 7 humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.