FITORE PËR DY SKUADAT NGA STAMBOLLI NË RAUNDIN 15 TË EUROLIGËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Anadolu Efesi dhe Fenerbahçe kanë fituar ndeshjet e tyre të zhvilluara sonte në xhiron e 15-të në Euroligë.
Anadolu Efesi e ka mposhtur në ”Sinan Erdem Dome” ekipin spanjoll të Baskonias 87-72.
Vasilije Micic shkëlqeu në këtë fitore të kampionit aktual të Euroligës me 24 pikë, 4 kërcime e 4 asiste, ndihmuar edhe nga Tibor Pleiss me 17 pikë e 5 kërcime.
Në anën tjetër, fitoren e tretë rresht në Euroligë e ka arritur edhe ekipi tjetër nga Stambolli, Fenerbahçe që ka triumfuar ndaj Maccabi Tel Avivit 90-79.
Devin Booker me 22 pikë, ishte më i miri në këtë fitore te Efesi sonte, derisa u dallua edhe Nando DeColo me 21 pikë.
Efesi momentalisht gjendet i 11-ti me 7 fitore e 8 humbje, ndërsa Feneri i 13-ti me 6 fitore e 8 humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.