KENAN SPAHIU ZYRTARIZOHET TE SKUADRA E MADHE TURKE
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti prishtinas, Kenan Spahiu është bërë me skuadër të re për edicionin në të cilin gjendemi.
26 vjeçari është transferuar deri në fund të stinorit te skuadra e njohur turke e basketbollit, Beshiktash.
Spahiu rikthehet te Beshiktashi pas dy viteve, pasiqë ishte paraqitur tek kjo skuadër nga Stambolli për tri edicione rresht (2016/19).
Basketbollisti kosovar karrierën profesioniste e kishte nisur në sezonin 2010/11 te skuadra turke e Tofasit, për të kaluar më pas tri sezone te Fenerbahçe(2013/16), te Karsiyaka luajti në edicionin 2015/16, kaloi te Besiktasi për tri sezone(2016/19), te Real Betisi luajti në edicionin 2019/20, pastaj u rikthye te Fenerbahçe në edicionin 2020/21 dhe së fundmi për 4 muaj u paraqit me ekipin spanjoll të Zaragozës.
Të kujtojmë se Spahiu është edhe Reprezentues i Kombëtares së Turqisë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.