Basketboll

PËRFUNDOI STINORI I RREGULLT NË SUPERLIGË, XHIRO E FUNDIT ME REZULTATE INTERESANTE

Prishtinë (AsistiOnline) – Ditën e djeshme përfundoi stinori i rregullt në elitën e basketbollit kosovar.

Në këtë vikend ishte e paraparë të luhej xhiro’ja e fundit(28), me ç’rast ashtu edhe ndodhi. Takime tejet interesante na përcollën këtë vikend. Ndërsa, kryesisht fitore arritën favoritët.

Në dy ndeshjet e së shtunës, fitore të pritura arritën, Golden Eagle Ylli si mysafirë i AFK Boreas(72-143). Dhe Z Mobile Prishtina si vendase ndaj Ponte Prizrenit(106-71).

Në ditën e dielë, Rahoveci mposhti Lipjanin si mysafirë(63-93). Ndërsa, derbin e xhiros e fitoi skuadra e Bashkimit si mysafire e Trepçës(77-81).

Sa i përket stinorit të rregullt, Z Mobile Prishtina përfundoi si lidere e pakontestueshme e renditjes tabelare me 56 pikë, 28 fitore dhe asnjë humbje. Në vendin e dytë, Golden Eagle Ylli me 48 pikë, 20 fitore e 8 humbje. Në vendin e tretë, Rahoveci me 46 pikë, 18 fitore e 10 humbje. Në vendin e katërt, Bashkimi me 43 pikë, 15 fitore e 13 humbje.

Dhe në katërt pozitat e fundit, Trepça në pozitën e pestë me 40 pikë, 12 fitore e 16 humbje. Në pozitën e gjashtë, Ponte Prizreni me 40 pikë, 12 fitore e 16 humbje. Në pozitën e shtatë, Lipjani me 32 pikë, 4 fitore dhe 24 humbje. Si dhe në pozitën e tetë, AFK Borea me 30 pikë, 3 fitore e 25 humbje.

Në përgjithësi një sezon jo më i miri i mundur, por profesionalizmi nga shumica e skuadrave nuk mungoi. Sigurisht që në stinorin e ardhshëm, pritet të rritet edhe kualiteti i Ligës, por edhe profesionalizmi i skuadrave.

 

Komentet janë të mbyllura.