Basketboll

EKSKLUZIVE: KBF PRISHTINA E NATYRALIZON ENXHI XHANAJN!

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionja vjeshtore në Superligën e Femrave, KBF Prishtina duket se po e dëshiron me çdo kusht rikthimin e titullit të kampionit në kryeqytet.

Për këtë synim skuadra e drejtuar nga Fidan Shatri po konsolidohet tejet shumë në skuadër dhe së fundmi ka bërë një lëvizje tejet të menqur.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se drejtuesit e ekipit prishtinas tashmë i kanë përfunduar procedurat e natyralizimit të basketbollistes shqiptare, Enxhi Xhanaj e cila në pranverë do të llogaritet si lojtare vendore.

Tutje, skuadra e Prishtinës ka bërë kërkesë edhe në FBK, për ndërrimin e statusit të lojtares në fjalë e që kjo pritet të konfirmohet shpejtë.

KBF Prishtina u shpall kampione vjeshtore e Superligës së Kosovës me 10 fitore nga 10 ndeshje, derisa formë të lartë ka edhe në Ligën Unike me 3 fitore e vetëm 1 humbje.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.