Basketboll

TIRANA I FALET HAMATIT, MBYLL VJESHTËN ME FITORE NË UNIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Tirana e ka mbyllur stinorin vjeshtor të Ligës Unike me fitore.

Falë një paraqitje spektakolare të Juljan Hamatit, kryeqytetasit nga Shqipëria triumfuan në udhëtim te Kamza me rezultatin 102-104.

Rrjedha e ndeshjes ishte tepër interesante me dy periodat e para që u mbyllën baraz(24-25), 27-27) dhe pjesa e parë u mbyll me vetëm dy pikë avantazh për mysafirët(51-53).

Në pjesën e dytë, Kamza e nisi furishëm dhe e fitoi çerekun e tretë(31-19), duke e shfrytëzuar maksimalisht mungesën e Hysenagollit të ulur në stol me 4 personale, por në periodën vendimtare(20-33), Tirana ndezi motorët me mbrojtje të fortë dhe sulm të shpejtë përmbysi gjithçka dhe triumfoi me meritë me dy pikë dallim.

Juljan Hamati ishte fantastik në këtë takim me plotë 35 pikë, 9 kërcime, 6 asiste, 1 vjedhje topi e 1 bllokadë, derisa u ndihmua edhe nga Endrit Hysenagolli me 18 pikë, Eldi Hysa e Nazareno Coco me nga 13, si dhe Klein Strazimiri që shtoi 12 pikë shumë të vlefshme.

Te Kamza s’mjaftuan assesi për fitore, Niko Thano me 29 pikë, Matthew Eldrige me 25 dhe Reece Brooks e Abrian Edwards me nga 22 pikë.

Tirana e mbylli stinorin vjeshtor në pozitën 5 me 4 fitore, 3 humbje e 11 pikë në tabelë, derisa, Kamza e parafundit me 2 fitore, 5 humbje dhe 9 pikë.

Tash skuadrat shkojnë në pushim për festat e fundvitit, derisa stinori pranveror starton me 15/16 janar 2022.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.