Basketboll

FITORJA E KATËRT RRADHAZI PËR PRISHTINËN NË BIBL

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka arritur fitoren e katërt rresht në Ligën Ballkanike.

Skuadra jonë kosovare ka triumfuar ndaj Beroes me rezultat tepër të ngushtë 93-94.

Ndeshja nisi shumë keq për prishtinasit që e mbyllën çerekun e parë në minus të konsideruar(24-10), por gjithçka ndryshoi në periodën e dytë ku Prishtina u këndell totalisht dhe e fitoi atë thellë(16-33), për të shkuar në pushim me +3(40-43).

Loja e ngushtë mes skuadrave vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku Prishtina e fitoi ngushtë çerekun e tretë(26-28), derisa në periodën vendimtare Beroe zhvilloi lojë pak më të mirë(27-23), por jo mjaftueshëm sa për fitore, sepse Prishtina triumfoi me 3 pikët vendimtare të Nick Tomsickut(1 dyshe dhe 1 gjuajtje të lirë).

Lojtarët më të dalluar në këtë fitore dramatike të Prishtinës sonte ishin, Wendell Mitchell me 21 pikë, Jan Palokaj me 20, Jetmir Zeqiri me 15 e Nikolas Tomsick me 14 sosh.

Te Beroe nuk mjaftuan për fitore, Aleksandar Georgiev me 28 pikë e Cadarian Raines me 16 sosh.

Ishte kjo fitorja e katërt rresht për Prishtinën në Ligën Ballkanike, karshi 2 humbjeve.

Ndeshjen e fundit për sivjet në këtë garë, Prishtina e zhvillon me 22 dhjetor po në Bullgari ndaj Academic Plovdivit.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.