Basketboll

DANIEL LEKNDREAJ MERR SHTETËSINË E KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës po vazhdon të konsolidohet çdo ditë e më shumë në rradhët e veta për të synimet që ka e të cilat janë trofetë.

Ekipi pejan nga stinori pranveror do ta ketë ndihmën edhe të Daniel Lekndreajt në cilësinë e lojtarit vendor.

AsistiOnline.com ka mësuar se basketbollistit shkodran tashmë ju është kompletuar dokumentacioni me dekret nga Presidentja e Shtetit të Kosovës dhe nga ndeshjet e ardhshme, Lekndreaj do të llogaritet si lojtar kosovar.

Të kujtojmë se në edicionin e kaluar Lekndreaj u paraqit me fanelën e Sigal Prishtinës, gjersa sivjet u transferua te Peja.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.