Basketboll

DERBI KROAT NË ABA LIGË I TAKOI ZARËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Zarës e ka fituar derbin kroat ndaj Splitit në Ligën më të fortë rajonale në Evropë, ABA Liga.

Në një duel tejet interesant të zhvilluar në palestrën me emrin e legjendës së basketbollit kroat dhe jo vetëm… (Kresimir Qosiq), vendasit kanë mposhtur Splitin me shifrat e ngushta 61-59.

Dominik Mavra me 18 pikë dhe Justin Carter me 18 sosh, ishin dy individët më të dalluar te Zara në fitore sonte, derisa në sekondën e fundit bllokada e Aleksandar Bursacit ndaj tentimit të Shorterit për treshe, siguroi fitoren e Zarës sonte.

Te Spliti nuk mjaftuan për fitore, Toni Perkovic me 20 pikë e as Shannon Shorter me 13 sosh.

Pas raundit të 13-të në ABA Ligë, Zara ka 4 fitore dhe 9 humbje e Spliti 2 fitore e 11 humbje.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.