Basketboll

COVID-19 SHTYEN TË GJITHA DUELET E RAUNDIT 19 NË EUROLIGË!!

Prishtinë(AsistiOnline) – Varianti i ri i pandemisë COVID-19 (Omicron), ka bërë që shumë ndeshje të basketbollit nëpër botë të shtyhen.

Kësaj vale të frikshme të pandemisë nuk po i shpëtojnë as sportistët, për të cilët klubet e tyre kanë raportuar se janë prekur në numër të konsiderueshëm.

Duelet e xhiros së 19-të ligës më të fortë të basketbollit në Evropë, Euroliga ka njoftuar se i ka shtyer të gjitha për ti ricaktuar datat e tyre më vonë.

Në fakt, dueli mes Olimpia Milanos dhe Zenit Petersburgut, deri dje ishte i paraparë të luhej për sonte, por në momentet e fundit gara e famshme ka zyrtarizuar shyerjen edhe të kësaj sfide.

Ndeshja e raundit të 19-të të sezonit të rregullt të Turkish Airlines EuroLeague ”Milan- Zenit” e planifikuar fillimisht të luhej të premten, më 7 janar, është pezulluar. Zeniti kërkoi pezullimin e ndeshjes, pasiqë disa lojtarë të ekipit rezultuan pozitivë për COVID-19, gjë që e lë ekipin pa minimum tetë lojtarë në listën e aftë për të luajtur”, thuhet në njoftimin e ligës.

Sipas rregulloreve speciale të Euroligës të miratuara për shkak të COVID-19, çdo ndeshje mund të riplanifikohet deri në tre herë, nëse ka data të disponueshme.

E mbetet të shihet se si do të rregullohet orari i kësaj xhiroje komplet të shtyer, por edhe disa ndeshjeve të suspenduara nga xhirot e mëhershme.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.