Ndeshja e 111-të dhe e parafundit e pjesës së rregullt të kampionatit të sivjetmë të Superligës u zhvillua në Lipjan, ky mysafirët nga Rahoveci triumfuan me rezultat 63 me 93.
Ishte kjo fitorja e katërt e rahovecianvëe në katër përballjet direkte ndërmjet këtyre skuadrave për të cilën katër lojtarë të pesëshes startuese në kte duel, shënuan pikë dyshifrore
Me efikasi ishte Arian Qollaku me 26 pikë ndërsa shtoi edhe 8 asistime, 5 kërcime dhe vodhi 3 topa.
I vetmi që realizoi double double për mysafirë ishte gjiganti Endrju Uashington. Ai luajti me 17 pikë e 14 kërcime ndërsa shpërndau edhe hiq më pak se 5 banane.
Alosë James Stanback i mungoi një kërcim për double double dhe duelin e përfundoi me 15 pikë e 9 kërcime, ndërsa asistoi 6 herë.
Plejmejkeri i Rahovecit që në vjeshtë lujati për Lipjanin, Fisnik Juniku, kundër ish skuadrës përpak nuk arriti trille double pasi i munguan nga dy kërcime e asistime. Juniku e përmbylli ndeshjen me 14pikë 8 kërcime dhe 8 asistime.
Nga ana tjetër tek Lipjani më efikasi ishte plejmejkeri Musab Mala me 22 pikë, prej tyre 4 treshe nga 5 tentime ndërsa pati edhe 4 asistime.
Dy lojtarët tjerë që shënuan pikë dyshifrore në fakt kontribuan me nga një double double secili.
Michel Mitchel luajti me rrumbullak 20 pikë e 10 kërcime, kurse fluturuesi Arian Air Mehmeti pati 10 pikë e 12 kërcime ndërsa asistoi 6 herë.
Krejt në fund, duhet veçuar patjetër kapitenin e Lipjanit, Granit Ejupin (nr.4) që ishte fantastik nën kosh dhe mblodhi besoni apo jo, 16 topa ndërsa shënoi edhe 6 pikë.
Çereku i parë i duelit kaloi në shenjë të dominimit të skuadrës mysafire e cila krijoi 7 pikë epërsi pas 10 minutave të para dhe më pas kjo epërsi u dyfishua dhe u bë plus 14, pas kësaj tresheje të Junikut (27:41) 2 minuta e 31 sekonda pa përfunduar pjesa e parë. Megjithatë, pas një serie të stuhishme dhe shumë atraktive të dyshes Mala –Mehmeti, Lipjani realizoi 10 pikë dhe pranoi vetëm 2,
Musabi në këto 2 minutat e fundit realizoi 8 pikë eksprese, prej tyre dy treshe kurse Ariani na përgatiti ndoshta aksionin më të bukur të kësaj ndeshjeje me një coast to Coast dhe ngulitje fantastike. Në fund , skuadrat shkuan në pushim me 6 pikë epërsi për Rahovecin (37:43)
Fillimi i çerekut të tretë e gjeti Rahovecin të dekoncentruar dhe Lipjani në dy rast u afrua në minus 3 pikë mirëpo 2 tajm autat e kërkuar nga Bujar Loci dhe kritikat e rrepta bënë që në vazhdim Rahoveci të shtoi tempin maksimalisht dhe prej rezultatit 42 me 45, në 6 minutat e ardhshme të kësaj pjese të lojës të ndërmarrin seri prej 17 me 4 dhe 30 minutat t’i përmbyllin me plus 16 pikë (46:62).
Ofensiva e rahovecianëve vazhdoi edhe në 4 minutat e para të çerekut final kur përsëritën një seri identike, kte herë prej 20 me 3 dhe pas kësaj treshe të Stenbackut ngritën avantazhin në 33 pikë (49:82).
Në fakt, nëse shikojmë në total 6 minutat e fundit të çerekut të tretë dhe 4 minutat e para të atij të katërt… gjatëb kësaj periudhe 10 minutëshe , Rahoveci realizoi seri prej 37 me 7 dhe faktikisht vulosi kte takim. Deri në fund, trajnerët e skuadrave inkuadruan edhe krejt lojtarët e rinj dhe në fund rezultati final tregonte 63 me 93.
Ishte kjo fitorja e 18 e Rahovecit sivjet e cila i siguron pozitën e tretë dhe përparësin e terrenit vendas në çerekfinalen e Play Offit ku sipas të gjitha gjasave do të takohet me Ponte Prizrenin ndërsa ndeshja e parë zhvillohet menjëherë të martën në Rahovec.
Sa i përket Lipjanit, atij i mbetet që mbijetesën në Superligë ta kërkoi në Play Out kundër humbësit të Play Offit të Ligës së Parë ndërmjet Fernoikelit dhe Vëllaznimit, ku aktualisht Feronikeli udhëheq me 1:0 në seri. Ndeshja e parë e Play Outit zhvillohet të mërkurën me 24 prill.
Komentet janë të mbyllura.