RAHOVECI FITON PAS NJË LUFTE TË MADHE NDAJ DRITËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Më vështirë se që është pritur, Rahoveci e ka mposhtur Dritën në xhiron e 16-të në elitën kosovare të basketbollit.
‘Vreshtarët’ janë djersitur shumë për të mposhtur sonte gjilanasit në ”Mizahir Isma” me rezultat përfundimtar 103-90.
Ishte Drita ajo që e nisi më mirë ndeshjen, duke fituar çerekun e tretë 26-29, derisa Rahoveci u këndell në çerekun e dytë duke e fituar 31-24 e shkoi në pushim me avantazh të ngushtë 57-53.
Pjesa e dytë nisi më mirë për Rahovecin që e fitoi çerekun e tretë 25-18, derisa tek në periodën e fundit, Rahoveci arriti të shkëputet paksa në rezultat duke e fituar edhe këtë pjesë loje ngushtë 21-19 dhe arriti këtë fitore tepër të mundimshme.
Për këtë fitore të Rahovecit sonte pikë dyshifrore arritën, Tyheim Monroe e Milik Yarbrough nga 23, Ameer Jackson kishte 21, Musab Mala me 18 dhe Fisnik Rugova që shtoi 10 sosh.
Te Drita që rezistoi maksimalisht sonte, nuk mjaftuan assesi për fitore, Isaiah Johnson që realizoi double-double monstruoz prej 43 pikëve e 17 kërcimeve, por kishte edhe 4 asiste e 1 vjedhje topi, derisa lojë të mirë shfaqën edhe Qëndrim Demi me 19 pikë dhe Enis Morina me 12 sosh.
Ishte kjo vetëm fitorja e katërt sezonale e Rahovecit, karshi 11 disfatave dhe ‘vreshtarët’ gjenden të parafundit në tabelë me 19 pikë. Ndërsa, Drita mbetet e fundit dhe e vetmja pa asnjë fitore në elitë.
Në xhiron e rradhës, Rahoveci i shkon Pejës e Drita e pret Trepçën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.