Basketboll

PRISHTINA SOT NË ROZHAJË PËR FITOREN E RRADHËS NË LIGËN BALLKANIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Dy herë kampionia e Ligës Ballkanike, Sigal Prishtina sot e zhvillon sfidën e rradhës në këtë garë për stinorin 2021/22.

Kryeqytetasit e Kosovës zbarkojnë në Rozhajë të Malit të Zi për tu ndeshur me ekipin e Ibrit të cilin e patën mposhtur në duelin e parë në vjeshtë 110-85.

Sigal Prishtina hyn në këtë sfidë pas një forme të lartë prej 5 fitoreve rresht në kompeticionin në fjalë dhe numëron vetëm dy humbje, derisa Ibrin e përcjell ecuria e kundërt e Prishtinës, pra ka 2 fitore dhe 5 humbje.

Sfida fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në YouTube.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.