PRISHTINA MPOSHT LIDERIN E GRUPIT NË BIBL
Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina po vazhdon të kalojë në formë fantastike në Ligën Ballkanike.
Ekipi kryeqytetas sonte e mposhti në shtëpi liderin e grupit, Ironi Naharyan me rezultat 84-61.
Prishtinasit e nisën mirë duke e fituar çerekun e parë 28-16, derisa i dyti i takoi ngushtë ekipit mysafir 13-15.
Në pjesën e dytë, Prishtina i ditoi dy periodat e fundit (19-14, 21-13) dhe e vulosi fitoren e lehtë sonte.
Tre basketbollistë me nga 18 pikë u dalluan te Prishtina sonte, Kenny Brown, Lejson Zeqiri e Dachon Burke, derisa Wendell Mitchell shtoi 11 sosh.
Te Ironi me lojë të mirë u dalluan, Clarke Rosenberg me 13 pikë e Dustin Thomas me 12 sosh.
Prishtina tash ka 6 fitore e 3 humbje në BIBL dhe e ka siguruar fazën e dytë, ndërsa Ironi poashtu e ka siguruar fazën e dytë si i pari në tabelë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.