BASHKIMI SHTON NË SKUADËR QENDRËN 211 CENTIMETËRSHE
Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit e ka zyrtarizuar sonte edhe një lojtar të ri të huaj.
Portokallinjët kanë publikuar arritjen e marrëveshjes me qendrën 211 centimetërshe, John Florveus.
John ka karrierë rreth 9 vjeçare në skuadra të ndryshme evropiane si në Rumani, Gjermani, Gjeorgji, Greqi, Sllovaki, Slloveni, Francë, Spanjë dhe së fundmi në Portugali.
Skuadra e tij e fundit (2021/22) ka qenë ajo elitare ”Ovarense” në Portugali tek të cilët në 10 ndeshje luajti me mesatare prej 10 pikë e 4.7 kërcime për ndeshje.
Komentet janë të mbyllura.