Basketboll

KY VIKEND SJELL XHIRON E RRADHËS NË ARTMOTION SUPERLIGË

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 18-të në Art Motion Superligë, që do të dhurojë ndeshje shumë interesante.

Takimi i parë do të zhvillohet ndërmjet Prizrenit 16 dhe Dritës, ku prizrenasit janë favoritë, pasi kanë dhjetë fitore e pesë humbje, kurse gjilanasit kanë 17 humbje në po aq ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitë.

Ndeshje më interesante pritet mes Rahovecit dhe Bashkimit. Vreshtarët kanë katër fitore dhe 11 humbje, ndërsa prizrenasit tetë fitore dhe nëntë humbje. Fitorja është e rëndësishme për të dy skuadrat, andaj pritet një përballje interesante.

Të dielën pritet një sfidë shumë interesante mes rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës, Trepçës dhe Pejës, ku të dyja skuadrat kanë nga 11 fitore e gjashtë humbje. Ndeshja pritet të jetë shumë interesante dhe rivalizuese, ndërsa të dy skuadrat kanë ambicie të mëdha në këtë edicion.

Përballje me interes pritet edhe mes Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës, kampionit dhe fituesit të Kupës së Kosovës. Ylli është në formë të lartë, ku numëron 13 fitore e katër humbje, kurse prishtinasit kanë nëntë fitore e tetë humbje.

Art Motion Superliga – Java 18

E shtunë

17:00 Prizreni 16 – Drita

19:00 Rahoveci – Bashkimi

E diel

17:00 Trepça – Peja

19:00 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina

 

Komentet janë të mbyllura.