Basketboll

ISTOGU – VËLLAZNIMI, PËRBALLJA E PARË E DITËS NË PEJË

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot vazhdon me ndeshjet e ditës së dytë eventi i Kupës së Kosovës për vitin 2022.

Dueli i parë zhvillohet për gjysmëfinalen e Ligës së parë, ku takohen Istogu dhe Vëllaznimi.

Të dyja këto skuadra po luftojnë edhe në Ligën e parë për inkuadrim në Superligë, andaj sot pritet të jetë një përballje shumë interesante dhe e fortë.

Sfida fillon nga ora 14:00 dhe transmetohet direkt në Platformën Artmotion në KSport.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.