Basketboll

PRISHTINA SOT ZHVILLON DUELIN E FUNDIT TË FAZËS GRUPORE NË BIBL

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra më e trofeshme në basketbollin e Kosovës, Sigal Prishtina sot zhvillon duelin e fundit të fazës grupore në Ligën Ballkanike.

Dy herë kampionët e kësaj gare, tashmë gjenden në Izrael ku do të përballen me ekipin e Ironi Nahariyas sonte në palestrën ”Ein Sara Sport Hall” të Nahariyas.

Në duelin e parë të zhvilluar më 26 janar të këtij viti i zhvilluar në kryeqytetin e Kosovës, triumfoi ekipi i Prishtinës 84-61, ndërsa sonte mbetet të shihet se cili ekip do e mbyllë këtë fazë me fitore.

Të dyja ekipet tashmë e kanë siguruar kalimin në fazën e dytë, Ironi si i pari e Prishtina si e dyta në grup.

Sfida fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën Artmotion, Art Sport 3.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.