Basketboll

KBF BASHKIMI MPOSHT TIRANËN DHE I AFROHET KREUT TË UNIKES

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Bashkimi e ka fituar duelin e xhiros 7 në Ligën Unike për femra ndaj Tiranës.

Vashat prizrenase e kanë mposhtur lehtësisht ekipin kryeqytetas të Shqipërisë me rezultatin e thellë 114-89.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte pak më e ngushtë me Bashkimin që shkoi në pushim me 11 pikë dallim (57-46).

Ndërsa në pjesën e dytë, diferenca u thellua dhe Bashkimi siguroi fitoren që në çerekun e tretë (40-19), derisa perioda e fundit u luajt vetëm formalisht (17-24) me Bashkimin fitues.

Komplet ekipi i Bashkimit sonte pati minutazhë e lojtaret më të dalluara të tyre ishi, D’asia Chambers me 26 pikë, Monique Coker me 21, Era Shatri me 18, Shakyla Hill me 17 dhe Aulona Muhadri me 10 sosh.

Te Tirana me lojë të mirë u dalluan, Klea Veri me 32 pikë, Mirela Lugaj me 25 e Enisa Qosja me 21 sosh.

Pas xhiros 7 në Ligën Unike, Bashkimi gjendet i 3ti me 4 fitore e 7 humbje, ndërsa Tirana gjendet e fundit me 6 humbje nga 6 ndeshje.

Në xhiron e rradhës, Bashkimi luan ndaj Prishtinës e Tirana e pret Flamurtarin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.