16 TRESHE DHE 50 PIKË NGA CURRY, ”TEAM LEBRON” FITOJNË ALL STARIN 2022
Prishtinë(AsistiOnline) – Në një ndeshje spektakolare mes yjeve të NBA-së në ”Rocket Mortgage FieldHouse” të Clevelandit u përmbyll All Stari i këtij viti në NBA.
Shumë pikë u shënuan nga të dyja ekipet, madje me aksionet që u dhuruan për publikun e pranishëm, por edhe ata që e panë në televizione u krijua spektakël i madh nga të dyja ekipet.
Plotë 323 pikë u shënuan në këtë duel të të mëdhenjëve të NBA-së, ku në fund triumfoi me vetëm 3 pikë dallim ekipi i ”Team LeBron” ndaj atij të ”Team Durant” 163-160.
Super-ylli i Golden State Warriors dhe NBA-së, që këtë herë ishte në krahun e ”Team LeBron”, Stephen Curry ishte lojtari që shkëlqeu në këtë ndeshje revyale me plotë 50 pikë, prej tyre plotë 16 treshe nga 27 tentime.
Ndërsa paraqitje fenomenale te ekipi fitues patën edhe Giannis Antetokounmpo dhe LeBron James. Giannis kishte 30 pikë, 12 kërcime, 6 asistime, 1 bllokadë e 3 topa të vjedhur, ndërsa LeBron James gjithashtu kontribuoi me 24 pikë, 8 asistime e 6 kërcime.
Te ekipi i ”Team Durant” më i dalluari ishte, Joel Embiid i Philadelphias me 36 pikë, 10 kërcime e katër asistime, derisa u ndihmua edhe nga Devin Booker me 20 pikë si dhe Murray që shtoi 17 të tjera.
Ishte kjo fitorja e pestë radhazi në NBA All Star për ekipin e ”Team LeBron” që prej se ka ndryshuar formati.
Team LeBron fillimisht ka mposhtur, ”Team Stephen” 148:145, pastaj dy herë ”Team Giannis”, 178:164, 157:155 dhe dy herë të tjera, ”Team Durant”, 170:150 e 163:160.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.