NORVEGJIA PUBLIKON 12-SHEN PËR KOSOVËN (DY ARDHJE TË REJA)
Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova dhe Norvegjia do të ndeshen gjatë kësaj jave, mes vete për herë të dytë në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2025.
Sikurse ekipi ynë edhe norvegjezët tashmë e kanë publikuar rosterin final, për dy ndeshjet e muajit shkurt edhe pse paraprakisht para nesh, ata do të ndeshen edhe me Danimarkën pasnesër.
Te Norvegjia ka disa ndryshime në skuadër për dallim nga ndeshjet e nëntorit(2021), por trajneri i Kombëtares Mathias Eckhoff beson se grupi i këtyre lojtarëve mund të arrijë te fitoret.
12shja e Norvegjisë për ndeshjet ndaj Danimarkës dhe Kosovës:
Stian Mjos – Baerum – (Norvegji)
Sjur Dyb Berg – Baerum – (Norvegji)
Espen Fjaerestad – Gimle – (Norvegji)
Mikkel Kolstad – Gimle – (Norvegji)
Lars Fredrik Espe – Gimle – (Norvegji)
Jorgen Odfjell – Gimle – (Norvegji)
Torgrim Sommerfeldt – Kongsberg (Norvegji)
Staff Hallvard – Tromso – (Norvegji)
Chris-Ebou Ndow – Coruna – (Spanjë)
Harald Eika Frey – Gottingen (Gjermani)
Bouna Ndiaye – Akureyri (Islandë)
Karamo Jawara – Girona (Spanjë).
Espen Fjaerestad dhe Staff Hallvard janë dy lojtarët e rinjë në 12shen e Norvegjisë në këtë raund për dallim nga nëntori, Staff është thirrur për të zëvendësuar të dëmtuarin, Eivind Lamo e Fjaerestad është emër i ri.
Ndeshja e Norvegjisë me Kosovën luhet të dielën me fillim nga ora 19:00 në Palestrën ”Minatori” në Mitrovicë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.