EKSKLUZIVE: DOKUZOVSKI NË VEND TË BASHIT TE PEJA?
Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe pse marrëveshja e KB Peja me trajnerin kroat, Daniel Lutz ishte shumë afër, krejt në fund për shkaqe familjare ai vendosi të mos e pranojë postin e ofruar.
AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se drejtuesit e Pejës janë në kërkim të alternativave për një trajner cilësor dhe ndër të tjera po e shqyrtojnë edhe teknikun e mirënjohur maqedonas, Marin Dokuzovski.
Ky i fundit është emër i njohur për basketbollin e Kosovës, pasi në stinorin 2014/15 udhëhoqi me ekipin e Sigal Prishtinës, duke fituar Kupën dhe titullin e kampionit të Kosovës.
Përpos Prishtinës, Dokuzovski ka udhëhequr gjatë me skuadrat maqedonase si: Rabotniçki, MZT, Strumica dhe poashtu Kombëtaren e Maqedonisë për dy vite (2009-11) e përvojë të madhe ka edhe në Bullgari me Lukoil Academicun.
Ajo që vlen të ceket nga karriera e 61 vjeçarit, janë trofetë e shumtë me ekipe. 7 kampionate dhe 3 kupa të fituara të Maqedonisë, 3 kampionate dhe 3 kupa të Bullgarisë dhe 1 kupë e 1 titull në Kosovë.
Nëse arrihet një marrëveshje eventuale mes Dokuzovskit dhe Pejës, maqedonasi do të bashkohet edhe me ish-lojtarin e tij të dikurshëm, Dardan Berishën dhe sigurisht që do të ishin një tandem i frikshëm.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.