PENZA PËRFORCOHET ME NJË REPREZENTUESE
Prishtinë(AsistiOnline) – Rezultatet jo të mira në stinorin pranveror e kanë alarmuar skuadrën e Penzës për ndryshime në ekip të cilat përpos shtabit teknik duket se po e prekin edhe rosterin.
Pas ndërrimit të trajnerit ku u dorëhoq Bujar Loci dhe u rikthye Milan Rondovici, Penza tashmë ka transferuar një lojtare të re të huaj.
Reprezentuesja e Puerto Ricos, Kaela Hilaire e gjatë 152 centimetra është lojtarja më e re e ekipit pejan.
24 vjeçarja luan në pozitën e fundores, ku së fundmi ishte pjesë e ekipit elitar nga P.Rico ”Toa Baja”, për të cilët në 11 ndeshje luajti me mesatare prej 12.9 pikëve, 5 asisteve e 3 kërcimeve për ndeshje.
Hilaire ka përvojë edhe në basketbollin amerikan dhe gjerman.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.