Basketboll

FITORE ARRIJNË EDHE DY PRETENDENTËT, NEW BASKETI DHE ISTOGU

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 13-të e Ligës së parë të meshkujve ka qenë me fat edhe për dy skuadrat e tjera që po luftojnë për inkuadrim në elitën kosovare.

New Basketi e mposhti në shtëpi Dukagjinin e Klinës 96-83, fitore në të cilën për ta kontribuesit kryesorë ishin, Jordan Robinson me plotë 38 pikë e Visar Ejupi me 24 sosh.

Në anën tjetër, fitore këtë xhiro arriti edhe Istogu që mposhti Borean 97-78, ku spikatën Andi Kabashi me 23 e Shendrit Llapi me 20 pikë.

Pas xhiros 13-të, New Basketi gjendet i 5-i me 7 fitore e 6 humbje, ndërsa Dukagjini si i parafundit ka 4 fitore e 9 humbje.

Në anën tjetër, Istogu pozicionohet i 4-ti me 8 fitore e 5 humbje, gjersa Borea ka 7 fitore e 6 humbje në vendin 7.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.