Basketboll

REALI LEHTË NDAJ PANËS, SERIA NGRITET NË 2-0!

Prishtinë (AsistiOnline) – Real Madridi ka shënuar fitoren e dytë rreshtë ndaj Panathinaikosit, ndeshje kjo e vlefshme për çerekfinale e Euroligës.

Madrilenët që sonte ishin në formë të lartë, shkatërruan ekipin gek të Panës duke i mposhtur me plotë 15-të pikë diferencë, për ta shtuar avantazhin e serisë së fitoreve në 2-0.

Përgjatë tërë ndeshjes, Reali e dominoi takimin ndaj ekipit të Rick Pittinos i cili ishte i stërnervozuar sonte me performancën e lojtarëve të ti, të cilët ishin totalisht të shtangur në parket, karshi një ekipi serioz si madrilenët.

Dy çerekët e parë të ndeshjes, ishin më të barabartë në parket(21-8, 14-18). Por në pjesën e dytë, sulmet e parreshtura dhe mbrojtja e çeliktë e Realit e bënë shumë të lehtë fitoren e tyre sonte, që në fund pa probleme arriti deri tek ky triumf 78-63.

11 nga 12 lojtarët e Realit shënuan pikë sot. Përderisa 4 prej tyre, arritën pikë dyshiforore dhe ajka e tyre është se, 7 lojtarë arritën të shënojnë nga vija 6.75.

Facundo Campazo me 13 pikë, Jeffery Taylor me 11 pikë, si dhe Gustavo Ayon e Anthony Randolph me nga 10 pikë, ishin pikë shënuesit kryesorë.

Tek Panathinaikosi, Deshaun Thomas me 13 pikë e Sean Kilpatrick me 10 pikë, ishin më të disponuarit për lojë.

Pas kësaj fitore, Real Madridi ngrit serinë çerekfinale në 2-0. Tash seria bartet në Greqi ku Realit i duhet edhe vetëm një fitore për tu inkuadruar në gjysmëfinale. Përderisa, Panathinaikosit i duhet tre fitore, në rast se do kualifikimin.

 

Komentet janë të mbyllura.