Basketboll

OPEROHET ME SUKSES KAPITENI I RAHOVECIT

Prishtinë (AsistiOnline) – Ish- kapiteni i Pejës dhe tash i Rahovecit, Rron Grapci sot e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në këmbë.

Kapiteni i ‘’vreshtarëve’’ kishte pësuar një lëndim në këmbë, gjatë ndeshjes kampionale me Golden Eagle Yllin dhe që nga atëherë Rahoveci po luan i hendikepuar pa të.

Përderisa sot, Rahoveci fitoren e arritur ndaj Ponte Prizrenit ia ka dedikuar atij, pas operimit të sotëm që sipas ekzaminimeve të para mjekësore e ka kaluar me sukses.

ASISTIOnline i dëshiron kthim sa më të shpejtë në parket Rronit dhe suksese në karrierën e mëtejshme që e ka përpara.

 

Komentet janë të mbyllura.