Basketboll

FERONIKELI PËRSHËNDETET EDHE NGA LIGA E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Për dy sezone rresht skuadra e Feronikelit ka rënë në dy kategori më poshtë.

Klubi nga Drenasi që ishte formuar para 4 vitesh, sot ka rënë në Ligën e dytë pas disfatës nga Vëllaznimi në duelin e fundit të xhiros në Ligën e parë për këtë stinor.

Ekipi i Niklit e mbylli stinorin e sivjetm në Ligën e parë me vetëm 1 fitore e plotë 17 humbje, duke bërë tash që për dy vite rresht klubi të bie për dy kategori më poshtë.

Të kujtojmë se Feronikeli ishte inkuadruar historikisht në Superligë gjatë stinorit 2018/19, apo thënë ndryshe në vitin e parë të formimit, kishte arritur të hynte në garat elitare, por që u rikthye në një kategori më poshtë po atë stinor.

Feronikeli kishte rënë nga Superliga pas vendimit të FBK-së për anulimin e stinorit 2019/20 si shkak i pandemisë dhe bordi i FBK-së kishte vendosur ti largojë nga elita dy skuadrat e fundit të ranguara në tabelë e që ishin Feronikeli dhe Lipjani.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.