TEUTA MPOSHT TIRANËN DHE KALON NË GJYSMËFINALE TË LIGËS UNIKE
Teuta ka mundur Tirana Neptun me rezultat 73:78 (12:23, 15:17, 19:18, 27:20), për të depërtuar në gjysmëfinale të Ligës Unike. Durrësakët në ndeshjen e parë kishin fituar 96:81.
Skuadra mysafire e nisi ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi prej dhjetë pikësh në çerekun e parë 11:21, ndërsa këtë pjesë e fitoi me rezultat 12:23. Periudha e dytë ishte më e barabartë, ndërsa durrësakët shtuan edhe më shumë epërsinë, duke shkuar në pushim me shifrat 27:40.
Teuta vazhdoi me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, për të ngritur epërsinë në 18 pikë, 38:56, por që më pas u ngushtua nga vendasit, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 46:58. Në dhjetë minutat e fundit Teuta menaxhoi epërsinë e krijuar, duke triumfuar 73:78 dhe duke kaluar në gjysmëfinale, ku do të takohet me Golden Eagle Yllin, që përfundoi garat e rregullta në vendin e parë.
Te Tirana Neptun u dallua Endrit Hysenagolli me 16 pikë e 11 kërcime, kurse te Teuta u dallua Nasir Core me 19 pikë e nëntë kërcime.
Komentet janë të mbyllura.