BASKETBOLLISTJA E BASHKIMIT, ERA SHATRI ANKOHET PËR GJESTET JO SPORTIVE TË AMERIKANES SË PENZËS [VIDEO]
Prishtinë(AsistiOnline) – Natën e djeshme u përmbyll seria gjysmëfinale e ndeshjeve të Superligës së Kosovës mes Penzës dhe Bashkimit në konkurencën e femrave.
Skuadra pejane kaloi në finale pas dy fitoreve (2-1) ndaj Bashkimit, por e gjithë kjo seri duket se nuk ka kaluar pa disa raste të dyshimta të cilat sipas akterëve të ekipeve, nuk kanë marrë dënimin e merituar nga gjyqtarët.
Era Shatri, basketbolliste e Bashkimit dhe njëherazit reprezentuese e Kosovës, është ankuar pas ndeshjes së djeshme në lojtaren amerikane të Penzës, Rael Whitsitt për të cilën thotë se gjatë tërë sezonit, por edhe në këtë seri gjysmëfinale e sidomos dje, ka qenë shumë tendencioze në raport me të.
Shatri thotë se u sulmua fizikisht nga amerikanja e Penzës, madje pretendimet e saj i ka dokumentuar edhe me anë të videos, ku shihet qartë se gjatë një rrëzimi në parket, Whitsitt e godet pas kokës, Shatrin.
E rasti i cekur më lartë, nuk është i pari i amerikanes së Penzës që bën veprime të tilla të pahijshme ndaj Shatrit, mëposhtë mund ti shihni edhe dy momente të tjera, kur Whitsitt e shtyen Shatrin me qëllim dhe në pjesë të ndishme të trupit.
Shatri ka kërkuar nga organet përgjegjëse të FBK-së, që ky rast të shqyrtohet shumë seriozisht dhe të merren masat meritore për faktin se gjestet e Whitsitt ndaj saj, kanë qenë shumë josportive dhe kanë kaluar çdo suazë të ”fair play”-it.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.