Basketboll

PRISHTINA MËSON KUNDËRSHTARIN NË ”PLAY OFF” TË LIGËS BALLKANIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Prishtina e ka mësuar sot kundërshtarin e ”play off”-it të Ligës Ballkanike.

Bardhekaltërit nga Kosova do të ndeshen në këtë fazë me ekipin bullgar, Balkan Botevgrad.

AsistiOnline.com ka mësuar edhe orarin e këtyre ndeshjeve, ku më 14 prill Prishtina e luan duelin e parë në Pallatin e Sporteve në kryeqytet, derisa dueli kthyes zhvillohet në Botevgrad me datat, 19 ose 21 prill, kjo do të kuptohet të hënën saktësisht.

Të kujtojmë se Prishtina i mbylli grupet e BIBL me bilanc prej 3 fitoreve dhe 3 humbjeve, derisa në dy ndeshjet e fundit ka pësuar fillimisht nga Galil Elioni e pastaj edhe nga Levski.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.